Ja sa para do të marrë fituesi i Kupës së Botës Katar 2022
Për pak ditë pritet të fillojnë ndeshjet e para të Kupës së Botës Katar 2022. Fifa ka bërë të ditur edhe shumën të cilën do të marrë fituesi i Kupës së Botës.
Vendi i parë do të marrë 40 milion euro, ndërkaq vendi i dytë do të fitojë 29 milion euro dhe vendi i tretë do të fitojë 26 milion euro.
Gjithashtu, Fifa ka vendosur që të japë të holla për çdo klub i cili ka lojtar nga skuadra e tyre në Kupën e Botës. Pra, secila skuadër që ka lojtar aktiv në Kupën e Botës, për secilin do të marrë të holla prej 370 mijë euro./ Arenasportshqip


