Imami kosovar: Vajzat e mbuluara ta mbajnë me krenari shaminë nëpër shkolla, mos merrni leje prej askujt për obligimit që ua dha Allahu

Njoftimi i plotë:

#VËMENDJE! — Meqë jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, me këtë shkrim po i drejtohem të gjitha atyre vajzave (e përgjegjësve të tyre) të cilat kanë vendosur rishtazi me vullnetin e tyre që t’a bartin shaminë edhe në shkollë (shami, ku fytyra duket dhe nuk është e mbuluar), i lus që ta vendosin atë që nga dita e parë e mësimit.

Nuk keni nevojë të merrni leje dhe aprovim nga askush, mjafton që prindi ta njofton kujdestarin/ren e klasës se, është në dijeni që vajza e tyre e ka vendosur shaminë.

Mbajeni shaminë kudo dhe me shumë krenari. Ngase shamia nuk është simbol fetarë, por është obligim nga i Plotfuqishmi. Dhe, ne jemi shtet demokratik që aspirojmë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, e jo shtet komunist e racist.

Andaj, kërkoj që Ministrja e Arsimit, Znj. Arbërie Nagavci, të reflekton sa më parë, duke e shfuqizuar ndalesën famëkeqe nga Udhëzimi Administrativ, ndalesë kjo e trashëguar nga qeveritë e mëparshme.

E, nëse për shkak të bartjes së shamisë, ju pengojnë nga e drejta juaj elementare njerëzore për të vijuar shkollimin në institucionet publike, dhe për të praktikuar hapur besimin, ashtu siq Kushtetuta e Kosovës i garanton këto të drejta bazike, nuk keni nevojë të bëni panik apo të brengoseni fare.

I inkurajoj prindërit/përgjegjësit e vajzave të tyre të më kontaktojnë. Për hirë të Zotit, shqetësimi juaj është obligim për mua për ta zgjidhur. Me lejen e të Plotfuqishmit, askush nuk do të mund t’ju privoj nga e drejta juaj për tu shkolluar, dhe e drejta për të praktikuar hapur besimin.Suksese në mësime. Zoti ju shtoftë diturinë!/ indeks

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://meezouletouh.net/6118983/?var={SOURCE_ID}&ymid={CLICK_ID}