I moshuari hidhet nga banesa sepse mjekët i thanë se mund të humbiste gjymtyrët si pasojë e sëmundjes

Një 73-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i ndërtesës ku jetonte. Mësohet se 73-vjeçari vuante nga një gjendje e rënduar e diabetit dhe pas konsultimit me mjekët ka rezultuar se mund të humbiste gjymtyrët e poshtme.

73-vjeçari jetonte me bashkëshorten. Në një moment që kjo e fundit nuk ka qenë në shtëpi, 73-vjeçari është ngjitur në katin e katërt të pallatit dhe është hedhur duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *