Hyri në BBVK vetëm për ta poshtëruar. Ja kush e thotë 👇
Hyrja e papritur e Lim Hotit të premten në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka krijuar menjëherë dinamika të forta dhe tensione, veçanërisht në raport me ish-partneren e tij, Alba Pollozhanin.
Pas ballafaqimeve të tyre brenda shtëpisë, ka ardhur reagimi zyrtar nga personat që menaxhojnë rrjetet sociale të Albës (familjarët dhe rrethi i saj i ngushtë).
“Ai hyri vetëm për ta poshtëruar, për ta nxjerrë gënjeshtare dhe për të shtrembëruar një histori personale jashtë çdo forme respekti, thjesht sepse ajo pati guximin të bëjë një ndarje publike një muaj më parë,” shkruhet në reagimin e postuar në InstaStory.
“Kjo sjellje nuk e ul Albën. Përkundrazi, ekspozon qartë atë që përdor fjalë, presion dhe kërcënim kur humb kontrollin,” përfundon reagimi.

