Dolce dhe Limi drejt “eskalimit”, surprizojnë publikun (Pamje)
Një moment që ka tërhequr vëmendjen e publikut ka ndodhur sot në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, shkruan Raporto24.
Banorët Limi dhe Dolce janë parë duke bërë dush së bashku, një situatë që u transmetua nga kamerat e formatit dhe u komentua gjerësisht në rrjetet sociale. Afrimiteti mes tyre u vu re nga ndjekësit, duke nxitur diskutime dhe reagime të shumta.
Skena është interpretuar nga publiku si shenjë e një raporti gjithnjë e më të afërt mes dy banorëve, duke shtuar kureshtjen për zhvillimet e ardhshme brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

