Harry Kane prezantohet te Bayern Munich
Bayern Munich, me një vit vonesë, më në fund ka gjetur trashëgimtarin e denjë të Robert Lewandowskit në repartin sulmues bavarez. Kampionët e shumëfishtë të Gjermanisë, në fakt sapo kanë njoftuar se kanë nënshkruar me sulmuesin Harry Kane nga Tottenham. Qendërsulmuesi anglez ka nënshkruar kontratë me gjigantët e Bundesligës deri më 30 qershor 2027 dhe do të mbajë fanellën me numrin 9.
“Ishte një mikpritje e jashtëzakonshme për mua dhe familjen time në Mynih në 24 orët e fundit. Mrekulli të nënshkruaj për një klub kaq të madh, me një histori të pabesueshme. Mezi pres të filloj! ”– Harry Kane, pasi firmosi me Bayern Munich.


