Gresa Gashi merr goditje në kokë gjatë shfaqjes
“Gjatë shfaqjes së sontme ndodhi një incident në skenë dhe pësova një goditje të rëndë mbrapa në kokë,” – ka shkruar aktorja.
Pavarësisht natyrës së lëndimit, Gashi ka qetësuar ndjekësit duke treguar se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha dhe se gjendja e saj është stabile. Ajo nuk ka lënë pa falënderuar koleget dhe publikun për reagimin e menjëhershëm dhe mbështetjen e dhënë në ato momente delikate.

