Gjenerali Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit më 19 nëntor

Ish-komandanti i forcave të NATO-s, gjenerali amerikan Wesley Clark, është konfirmuar si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Clark, i cili udhëhoqi fushatën 78-ditëshe të bombardimeve të NATO-s kundër forcave të Ish-Jugosllavisë gjatë luftës në Kosovë, do të paraqitet si dëshmitar në procesin gjyqësor.

Sipas dokumenteve zyrtare, mbrojtja e Thaçit ka kërkuar që dëshmia e gjeneralit Clark të zhvillohet më 19 nëntor.