Notari Gersi Troka ka bërë krenarë të gjithë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Speciale të cilat mbahen në Berlin. Ai ka shkëlqyer në garën 200 metra stil i lirë në not, duke marrë një medalje ari.
Gersi Troka është pjesë e lëvizjes sportive “Special Olympics Albania” e cila u jep mundësi integrimi personave me aftësi të kufizuara intelektuale.
