Futbollistja e njohur i refuzon 100 mijë franga për të kaluar vetëm një natë me një person të njohur për publikun
Alisha Lehman është një prej futbollisteve më të bukura dhe seksi në panoramën botërore dhe jo më kot ajo numëron 15 milionë ndjekës në “Instagram”- in e saj.
Ajo ka zbuluar një lajm ku ka marrë një ofertë prej 100 mijë frangash zvicrane për të kaluar vetëm një natë.
“Isha në Majemi me disa miq, në klub nate, por papritur mora një mesazh në celular nga një personazh me famë botërore, të cilin e kisha njohur në një event tjetër, – bën hyrjen e saj Alisha. – Në mesazhin, i cili i kishte shkuar edhe truprojës sime, shkruhej:
‘Do ta paguaj Alishan 100 mijë franga zvicerane (diçka më shumë se 100 mijë euro) për të kaluar një natë me të’. Dhe e di çfarë është çmenduria më e madhe, që atë mesazh e kam ende në celularin tim, por nuk mund ta zbuloj emrin e tij, pasi realisht është një personazh ekstremisht i famshëm”.

