Furkan Saliu: Mickovski po synon ta largojë Bilall Kasamin dhe Lëvizjen BESA nga qeveria
Gazetari Furkan Saliu ka reaguar ndaj përplasjeve të fundit ndërmjet kryeministrit Hristijan Mickovski dhe kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Sipas tij, kjo zënkë nuk lidhet me çështjet lokale, por me synimin politik të Mickovskit për ta lënë Kasamin jashtë qeverisë.
“Ky ‘rebelim’ i Mickovskit ka arsye krejtësisht të tjera — atij nuk i bëhet vonë fare për Bërvenicën. Qëllimi i tij është që VLEN-i të mbetet një parti e vetme, si partner koalicioni, pa Bilall Kasamin dhe Lëvizjen BESA brenda VLEN-it,” ka theksuar Saliu.
Komentet e tij vijnë pas tensioneve të hapura mes dy liderëve, që kanë ngritur pikëpyetje mbi stabilitetin e koalicionit qeverisës dhe raportet brenda bllokut shqiptar në pushtet.


