Fifa sjell dënimin për Federatën Sërbe
Kombëtaria sërbe në dhomat e zhveshjes kishte vendosur një simbol provokues gjatë njërës nga ndeshjet në Kupën e Botës.
Ky provokim nuk u anashkalua nga udhëheqësia e Fifës të cilët edhe iniciuan procedurë kundër Sërbisë.
Sot edhe zyrtarisht Fifa ka marrë një vendim ndëshkues ndaj Federatës Sërbe të cilën e kanë dënuar me 20.000 franga.


