Faton Peci ndërpret prononcimin për media pas thirrjeve “Arian Tahiri”

Pas votimit të tij, ministri Faton Peci u prononcua për mediat.

Megjithatë, deklarata e tij u ndërpre pasi disa qytetarë që ndodheshin afër filluan të bërtasin emrin “Arian Tahiri”.

“E kthejmë edhe një herë, se e patë disa provokime”, tha Peci, duke reaguar shkurt ndaj situatës përpara se të vazhdonte me deklaratën për gazetarët.