Familjes së Afrim Bunjakut i dhurohet donacion në vlerë 9200 dollarë
Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se të martën ka vizituar familjen e rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.
Së bashku me sindikalistët kanë qenë edhe përfaqësuesit e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe përfaqësuesit e fondacionit Plavë-Guci me seli në Amerikë.
Familjes bëhet e ditur se i është dhuruar donacioni në vlerë prej 9 mijë e 200 dollarë.

