Escobar paralajmëron se Kosova mund ta humbë një shans historik
“Asnjë, fare. Tani më lejoni t’ju tregoj se pse kjo është e rëndësishme. Më lejoni t’ju tregoj se çfarë është Asociacioni. Asociacioni është, në të vërtetë, aftësia e komunave me shumicë serbe për të ofruar shërbime në gjuhën serbe, shërbime që ato tashmë kanë të drejtë t’i ofrojnë. Kjo është e gjitha. Asnjë pushtet ekzekutiv, asnjë shtet brenda shtetit, asgjë që do t’u jepte atyre një veto mbi kushtetutshmërinë apo funksionalitetin tuaj. Dhe, asgjë jashtë strukturës së kornizës ligjore të Kosovës”, ka thënë Escobar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
“Kjo nuk është asgjë tjetër – vetëm e sjell marrëdhënien e Kosovës me pakicat e saj në nivel evropian. Prandaj, ka qenë në Planin e Ahtisaarit, prandaj është në atë [marrëveshjen] të Brukselit, prandaj është në atë [marrëveshjen] të Ohrit. Prandaj, duhet të vazhdojmë shpejt”.
“Prandaj, keni masa [ndëshkuese] evropiane, veç tjerash. Pra, duhet t’i heqim masat. Ne kemi nevojë që ju të arrini të merrni kandidaturën dhe ne kemi nevojë që ju të anëtarësoheni te Partneriteti për Paqe, urgjentisht përpara se ta humbim këtë mundësi historike. Tani, injorimi i dialogut po ju largon më shumë nga ajo rrugë”, tha ai.

