Mickoski: Kemi mjaftueshëm naftë! Nuk do të vendosim kufizime për të huajt, ndihmojmë edhe fqinjët

“Kemi mjaftueshëm sasi të karburantit dizel dhe të produkteve të tjera të naftës, edhe në gyp përçuesin që e lëshuam në fillim të vitit, që e lidh Rafinerinë OKTA me portin e Selanikut, por edhe në rezervat shtetërore. Nuk kemi deri tani paralajmërime për çfarëdo pengese në pjesën e furnizimit. Nuk planifikojmë të vendosim kufizime, në këtë mënyrë ndihmojmë edhe fqinjët tanë, sepse disa aeroporte nga rajoni marrin kerozinë nga ne. Kështu që edhe këtu nuk planifikojmë të vendosim kufizim për sasi. Shumë qytetarë nga vendet fqinje furnizohen me benzinë dhe dizel nga pompat tona. Disa pompa për 3-4 herë e kanë rritur shpenzimin”, tha Micksoki.