Edi thumbon Dolcen dhe shpreh mbështetje për Albën – Go Alba

Nga jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, Edi ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit, duke mos qëndruar indiferent. Ai ka thumbuar Dolcen përmes një reagimi publik, duke e quajtur “mendjelehtë”.

Njëkohësisht, Edi ka shprehur hapur mbështetjen për Albën, duke publikuar një postim në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Go Alba”. Veprimi i tij ka nxitur reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

Së fundmi, është vënë re se Edi dhe Alba ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, detaj që ka hapur diskutime dhe aludime në publik mbi natyrën e raportit mes tyre.

Mbetet për t’u parë nëse mes Edit dhe Albës do të krijohet një miqësi e thjeshtë apo diçka më shumë.