Edi Rama viktimë e sulmeve të hakerëve, publikojnë informacione private të tij

Hakerët iranianë, të cilët kanë hyrë në sistemet e qeverisë shqiptare prej 14 muajsh, vazhdojnë të publikojnë të dhëna sensitive dhe këtë herë në shënjestër të tyre është bërë kryeministri Edi Rama, raporton ABC News.

Në rrjetin Telegram, hakerët publikuan publikisht të gjitha të dhënat personale të kreut të qeverisë shqiptare. Mes tyre janë kartat e identitetit, pasaportat, adresa e banimit dhe të dhëna të tjera. Janë shpallur publikisht të gjitha hyrjet dhe daljet e kryeministrit nga dhe në Shqipëri nga viti 2005 deri në maj të këtij viti.

Sipas të njëjtit burim, ky dokument përmban të dhënat për 394 udhëtime të kryeministrit, shumica e të cilave me avion, por në disa raste ai është larguar me makinë nga Shqipëria përmes pikave kufitare me Greqinë apo Maqedoninë e Veriut.

Ajo që bie në sy është se ai udhëtonte shpesh me fluturime të shtrenjta çarter dhe destinacioni më i shpeshtë i kryeministrit Rama është Turqia.

Nga të dhënat e sistemit TIMS të publikuara nga rrjeti iranian i hakerëve “Tatkovinska Pravda”, thuhet se 13 nga 15 fluturimet e Ramës jashtë Shqipërisë këtë vit janë me charter.

Hakerët i publikuan të dhënat në kohën kur presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ndodhej në Tiranë.

Në faqen e tyre, grupi së fundmi publikoi informacione për drejtorin e shërbimit sekret shqiptar, Helidon Bendo./Mia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *