“E goditi me grusht dhe e kërcënoi”- Fero tregon dhunë ndaj bashkëshortes
Fero dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij me inicalet A.I.
Kështu raporton Sinjali bazuar në burimet e veta, duke theksuar se reperi i njohur e ka goditur me grusht viktimën e cila më pas ka shkuar në Polici.
“Sinjali mëson se sipas dëshmisë së Arbenitës, pas një konflikti verbal me Feron, ai ka eskaluar në dhunë fizike duke e goditur me grusht e më pas ia ka thyer edhe telefonin e saj personal. I njëjti dyshohet ta ketë kërcënuar me jetë, duke i thënë se do e vrasë nëse ia merr vajzën”, thuhet në artikullin e Sinjalit.
Atij i është caktuar fillimisht ndalimi prej 48 orësh./Nacionale


