Duro i shqetësuar me rastin e Hogan Ukpa⬇️⬇️
Trajneri i Struga Trim&Lum ndjehet i shqetësuar pas mosdhënies së vizës lojtarit të skuadrës së cilës ai e udhëheq.
“Kemi pasur dy-tre shqetësime të vogla, shqetësimi kryesor që dua ta përmend është se nuk ka udhëtuar me ne një nga lojtarët e ekipit, Hogan Ukpa, për arsye vize, nuk është pajisur me vizë, për mua është shumë e çuditshme, ndeshje europiane, ku ka zhvilluar 5 ndeshje deri më tani mos të pajiset me vizë, por këto janë problemet e burokracisë dhe e shoh të palogjikshme. Megjithatë neve jemi përgatitur për një lojë me një kundërshtarë që sigurisht do bëjë maksimumin, por unë kam besim shumë tek forca e skuadrës tone” – është shprehur Shpëtim Duro, trajneri i Struga Trim&Lum.

