DJ Dagz: Edhe unë si gjithë shqiptarët, forca Luiz

DJ Dagz përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një video për të treguar për banorin që ai po përkrah këtë vit.

Dagz u shpreh se ka marrë pafund mesazhe për të treguar të preferuarin e tij dhe ai nuk ka hezituar të tregoi se ai është këngëtari Luiz Ejlli.

DJ tha se e ka dëgjuar Luizin që e ka përmendur disa herë brenda shtëpisë dhe edhe ai si ‘gjithë shqiptarët’ është në përkrahje të Luizit.

“Përshëndetje të gjithvë, shpresoj që jeni duke e kaluar një ditë shumë të bukur, e di që ndoshta po habiten se nuk është natyrë e imja të bëjë video-reagime për situata aktuale, por meqë më kanë ardhur pafund mesazhe në lidhje me preferencat e mia në Big Brother, pyetje rreth Luizit se e kam parë që më ka përmendur shumë shpesh brenda, dhe jo duke u bazuar vetëm në ngjarjet e fundit se Big Brother është një lojë shumë e gjatë, por në tërësi edhe unë si gjithë shqiptarët, forca Luiz”, ka thënë DJ Dagz. /Kosovarja-ks.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *