Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra”, dënohet me 24 vjet burg për vrasjen në “Kobra City”
Gjykata Themelore e Prizrenit ka shpallur aktgjykimin ndaj Dibran Hoxhës, të njohur me nofkën “Kobra”, duke e dënuar me 24 vjet burgim për veprën penale vrasje e rëndë.
Ngjarja ndodhi më 3 janar 2023, në lokalin e njohur “Kobra City” në Prizren, ku pas një konflikti, Hoxha privoi nga jeta një person dhe plagosi dy të tjerë.
Pas një procesi të gjatë gjyqësor, trupi gjykues konstatoi se provat dhe dëshmitë e paraqitura vërtetuan fajësinë e të akuzuarit për vrasje të rëndë me dashje.
Vendimi ndaj “Kobrës” nuk është ende i formës së prerë dhe palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

