Dalic: Do të bëjmë më të mirën, kemi forcën për të mundur Argjentinën

Trajneri kroat Zlatko Dalić tha se është një sukses i madh që ekipi i tij arriti në gjysmëfinale të Kupës së Botës dy herë radhazi.

Daliq tha se kombëtarja kroate është e motivuar për një sukses dhe fitore të re ndaj Argjentinës.

“I kemi analizuar, e dimë se si luajnë dhe u besoj lojtarëve të mi që treguan karakter. Ne nuk do të përshtatemi, ne do të luajmë lojën tonë. Kemi shpenzuar shumë, por pavarësisht kësaj kemi forcën për në finale. E dimë se do të bëjmë më të mirën”, thotë Daliq. /sport1.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *