Blerim Sejdiu: “Drejtësia” për spitalin modular në Tetovë
Ja postimi i tij i plotë:
“Drejtësia” për spitalin modular në Tetovë
Sot, në emër të drejtësisë, po dënohen njerëz që nuk vendosën, nuk projektuan, nuk mbikëqyrën dhe nuk kishin pushtetin për të ndaluar tragjedinë e spitalit modular në Tetovë.
Ata nuk hapën tenderë.
Ata nuk përcaktuan standarde ndërtimi.
Ata nuk kishin përgjegjësi për mbikëqyrje.
Dhe megjithatë, sot po mbajnë barrën e fajit.
Ndërkohë, ata që kishin pushtetin real, që firmosën, që vendosën dhe që heshtën, janë ende të lirë.
Kjo është goditje e dyfishtë:
një herë për viktimat,
dhe një herë për drejtësinë.
Sepse drejtësia që ndëshkon të pafajshmit për të mbrojtur të fuqishmit, nuk është drejtësi.
Është padrejtësi e ftohtë, e kalkuluar dhe e qëllimshme.
Nëse fajtorët e vërtetë nuk mbajnë përgjegjësi, atëherë kjo tragjedi nuk ka marrë vetëm jetë njerëzish, ka djegur edhe besimin në shtet.

