Blendi Fevziu: Hapin profile false dhe kërkojnë para në emrin tim⬇️

Fevziu shkruan në rrjetet sociale se ka konstatuar tre raste të tilla. Ai ka bërë dhe një sqarim se cili është profili real i tij në rrjetin social “Facebook”. “Është mesazhi i tretë që marr nga persona të ndryshëm, të cilëve ju shkruajnë në emër tim nga profile fallco. Pothuajse të gjithë kërkojnë lekë si në mesazhin bashkëngjitur. Profili im këtu dhe në facebook është profili i certifikuar. Vetëm ky profil @blendifevziu”, sqaron Blendi Fevziu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *