BE-ja i hap rrugën Shqipërisë për kapitullin e fundit të negociatave

 “Shqipëria nuk ndalet – Sot, më 23 korrik 2025, pas përparimit të vazhdueshëm dhe dinamik të Shqipërisë në rrugën e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian autorizoi Presidencën Daneze ta ftojë Shqipërinë të prezantojë pozicionin e saj negociues për negociatat që lidhen me kapitujt që përbëjnë Kapitullin 5 të Grupit “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.