BDI mohon spekulimet për tërheqjen e Ali Ahmetit nga politika

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, e ka quajtur dezinformim lajmin se lideri i partisë, Ali Ahmeti, do të tërhiqet nga skena politike pas zgjedhjeve lokale.

Ademi theksoi se këto spekulime janë të pabazuara dhe se Ahmeti mbetet plotësisht i angazhuar në proceset politike dhe në aktivitetet e partisë.