BDI mban sot Kongresin e Pestë në Shkup, paralajmëron riorganizim dhe rinovim partiak
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të mbajë sot në Shkup Kongresin e saj të pestë partiak, raporton TV21. Sipas paralajmërimeve zyrtare, ky kongres pritet të shënojë një fazë të re të riorganizimit dhe rinovimit të strukturave partiake.
Nga BDI kanë bërë të ditur se Kongresi vjen pas mbledhjes së Këshillit të partisë të mbajtur muajin e kaluar dhe përfaqëson një moment të rëndësishëm për përcaktimin e drejtimit të ardhshëm politik, organizativ dhe programor të subjektit.
Në njoftimin e saj, partia thekson se ky proces synon forcimin e mekanizmave demokratikë brendapartiakë, si dhe përgatitjen e strukturave për sfidat e reja politike që e presin vendin dhe vetë partinë.

