Azir Aliu: Mjek nga sektori publik me pagë të pazakontë, rasti në procedurë institucionale

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka bërë të ditur se një mjek nga sistemi publik shëndetësor ka përfituar një pagë jashtëzakonisht të lartë, pa zbuluar identitetin e tij.

Sipas tij, rasti do të trajtohet përmes procedurave institucionale dhe nuk përjashtohet mundësia e përgjegjësisë penale.

Aliu theksoi se Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria janë duke e ndjekur çështjen, por nuk mund të bëhen publike detaje në këtë fazë, për të mos rrezikuar procesin.

Ai shtoi se procedurat mund të përfundojnë brenda një periudhe të shkurtër, por trajtimi i plotë i rastit do të kërkojë përfshirjen e institucioneve kompetente.