Vrasje në Ohër: Arrestohet 53-vjeçari i dyshuar për vdekjen e një 76-vjeçari
Një rast vrasjeje është raportuar në Ohër, ku një person 76-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Nada Fileva”.
Sipas Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, viktima K.M. (76) u gjet në orët e mëngjesit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet policore dhe prokurori publik. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa trupi është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit.
Pas hetimeve fillestare, policia ka arrestuar një 53-vjeçar me inicialet Zh.G. nga fshati Brvenicë e Tetovës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal. Arrestimi është realizuar në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga SPB Ohër.
Autoritetet bëjnë të ditur se, pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim penal përkatës.

