Një avion i Air Albania ka bërë ulje të detyrueshme në aeroportin Nënë Tereza vetëm pak pasi ishte ngritur për në Malpensa të Italisë.
Aeroplani i cili është ngritur nga aeroporti Nënë Tereza rreth orës 22:00 thuhet se është goditur nga rrufeja, ku për shkak të goditjes, piloti është detyruar që urgjentisht të bëj uljen.
Rastin në fjalë të goditjes së rrufesë e kanë vërejtur edhe vet udhëtarët të cilët ishin në aeroplan me çka kanë vërejtur edhe zjarr. Pas uljes emergjente dhe kryerjes së kontrolleve nga ana e kompanisë, kanë marrë vendim që përsëri të vazhdojnë fluturimin me të njejtin avion, me çka pasagjerët të trembur kanë refuzuar që me të njëjtin avion të vazhdojnë fluturimin./Boldnews
