Arrestohet 39-vjeçar nga Orovniku për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit
Më 15 nëntor 2025, rreth orës 03:45, në fshatin Podgorc të Strugës, policia e Njësisë së Sigurisë së Trafikut Rrugor arrestoi një 39-vjeçar nga fshati Orovnik i komunës së Debarcës, raportoi Struga Ekspres.
Gjatë një kontrolli rutinë të trafikut, policët ndaluan një automjet të tipit “Volkswagen Polo” me targa të Ohrit, i cili drejtohej nga i dyshuari. Pas testimit, u konstatua se ai voziste nën ndikimin e alkoolit, me një nivel prej 1.71 promilë në gjak.
I dyshuari u largua menjëherë nga trafiku, ndërsa policia njoftoi se pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet kallëzim penal ndaj tij, në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal, për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik”.

