Arrestohen dy të dyshuar për vrasje në tentativë
Zyrtarët policor nga stacioni policor Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë”.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në lagjen “Përroi i njelmët” në Prishtinë, me ç’rast, viktimat kishin pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë që dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit e përfshirë në rast.Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet hetimore të policisë, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit;
▪︎ V. S, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe A. Z, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilëve policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

