Arrestim në Ohër, i gjetën heroin dhe kokain
Sot (07.10.2022) në orën 17:00, zyrtarët policorë nga RSV e Ohrit kanë privuar nga liria A.I.(30) nga Ohri. Gjatë kontrollit të kryer në rrugën “Vasil Stefoski” në Ohër, zyrtarët policorë gjetën dhe sekuestruan 15 pako me lëndë pluhuri ngjyrë kafe.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të marrë nga gjykata, janë gjetur dhe konfiskuar 20 pako me lëndë pluhuri të bardhë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.


