Aksident tragjik në Pejë: Vdes një person (dyshohet të jetë vëllau i Gjestit), një tjetër në gjendje kritike

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 14:00 ka ndodhur një përplasje mes një veture dhe një katërçikleti në Pejë.
Si pasojë, një person ka humbur jetën, i identifikuar si vëllai i Gjestit, ndërsa një tjetër është dërguar urgjentisht në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.

