Aksident në rrugën Strugë–Dibër, një 76-vjeçar përfundon në spital me lëndime të rënda
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 9 nëntor 2025, rreth orës 18:15, në Departamentin e Punëve të Brendshme në Strugë është raportuar për një aksident trafiku në rrugën rajonale Strugë–Dibër, pranë vendit të quajtur “Livadhet labunishte”.
Në këtë aksident, një automjet pasagjerësh të tipit “Volkswagen Golf” me targa të Ohrit, që drejtohej nga F.Ç. (76) nga Struga, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar në Spitalin Special “Shën Erazmi” në Ohër, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nga MPB bëjnë të ditur se një ekip inspektimi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Strugës ka kryer hetimet në vendngjarje dhe se po punohet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

