Aksident në Bullgari, humb jetën tetovari Skender Elezi, babai i futbollistit të Shkëndisë
Vetura e tipit BMW me tre pasagjerë nga Maqedonia është aksidentuar me një kamion në Plovdiv të Bullgarisë ku si pasojë ka humbur jetën 41 vjeçari Skender Elezi, babai i futbollistit të Shkëndisë Dashmir Elezi.
Si pasojë me lëndime të rënda ka mbetur edhe pasagjeri S.E. 26 vjeç bashkëudhëtar i Skenderit.
Freshnews22 i shpreh ngushëllime familjes Elezi dhe miqve të shumtë të Skenderit.


