Abazi do të kërkojë tërheqjen e propozimit për emërimin e tij në Bordin e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë

Prokurori publik Islam Abazi është mirënjohës për besimin që i ka dhënë Këshilli i Prokurorëve Publikë, duke e emëruar anëtar të Bordit të Drejtorëve të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë. Abazi do t’i dorëzojë kërkesë Këshillit të Prokurorëve Publikë për tërheqjen e propozimit për emërimin e tij në Bordin Drejtues.

“Siç e theksova në fjalimin tim fillestar për publikun, bashkëshortja ime aktualisht është studente në Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë. Duke qenë se ajo është në prag të përfundimit të Akademisë, nuk dua që asnjë dyshim të bjerë mbi objektivitetin e provimit dhe vlerësimit përfundimtar. Prandaj po jap dorëheqje nga anëtarësimi në Bordin Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë dhe kërkoj nga Këshilli ndryshimin e vendimit”- thekson Abazi në kërkesën që do t’ia paraqesë Këshillit të Prokurorëve Publikë./ Tv21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *