A e dini se ekziston helikopter që fluturon pa pilot?

R550X është një helikopter revolucionar, i cili mund të fluturojë në mënyrë autonome, pa ndërhyrje njerëzore, vetëm me anë të sensorëve të avancuar dhe Inteligjencës Artificiale.

Prodhohet nga Rotor Technologies, dhe është i pari i këtij lloji i projektuar për përdorim civil dhe jo ushtarak.

Mund të kryejë një sërë funksionesh si spërkatja e të korrave, shpërndarja e ngarkesave, shuarja e zjarreve, inspektimi dhe eksplorimi.

Megjithatë, nuk është i projektuar të transportojë njerëz. Përkundrazi, është helikopter i kategorisë eksperimentale pa ekuipazh.

Gjithashtu, mund të operojë në çfarëdo kushte moti, ditën dhe natën, raporton foxnews.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *