Ja çka u vendos në Gostivar në takimin e thirrur nga Ahmeti

“Gjithçka do të varet nga diskutimet nga çështjet të cilat do ti ngritë aktivi, struktura, drejtues të BDI-së të të gjitha niveleve, duke filluar nga ndonjë anëtarë i Këshillit vendor deri tek kryetari i subjektit politik”, tha Ademi.

Në pyetjen e gazetarëve se a pritet protesta nga BDI-ja për të “demonstruar pakënaqësinë ndaj cenimit të legjitimitetit”, Ademi tha se BDI dhe aleatët kanë fituar në mënyrë absolute.