BDI paralajmron VLEN-in për kalim të vijave të kuqe, do të përballeni me rezistencë

Sot kryetari i BDI-së, z.Ali Ahmeti në Gostivar ka qëndruar para strukturave partiake për situatën politike në vend. Kritikat ishin të shumta për Qeverinë e RMV-së e sidomos për përfaqësuesin shqiptar në Qeverinë e RMV-së, VLEN-in.

Ja reagimi i plotë i tyre:

Pas instalimit të vazalitetit te turpshëm ndaj VMRO-DPMNE-së, të refuzuarit e shqiptareve e të perzgjedhurit e Mickovskit, pasi ia dorëzuan Ministrinë e Marrëveshjes së Ohrit Stoilkoviqit të Putinit dhe Dimovit të Zingos, pas zëvendësimit të çdo gjëje shqiptare me maqedonase, dhe uljes së përfaqësimit të drejtë për 5% me një aktvendim të paprecedent, tashmë filluan të përgadisin opinionin publik për të dhënë Kërçovën dhe Strugën. Këtu i keni kaluar vijat e kuqe dhe do të përballeni me rezistencën e popullit dhe të çdo shqiptari. Kjo është një shkelje e rëndë e arritjeve dhe dinjitetit të shqiptarëve, dhe një hap i tillë nuk do të kalojë pa kundërpërgjigje të fortë. Ne do të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur për të mbrojtur interesin dhe dinjitetin e popullit shqiptar.