Dr. Gazmend Elezi tregon përparsitë e metodës bashkëkohore të intervenimit të venave varikoze

Dr. Elezi nga Kërçova për çdo ditë përballet me intervenime të venave varikoze, mirëpo sipas tij metoda bashkëkohore e venave verikoze ka shumë përparsi në krahasim me metodën klasike e cila është më e gjatë për rikuperim.

Përparsitë e metodës bashkëkohore të intervenimit të venave varikoze janë:

1. Është jo invazive dhe procedurë pa dhimbje;

2. Intervenohet me anestezi lokale;

3. Kohëzgjatja e intervenimit është 20 minuta;

4. Pa komplikime (dhimbje pas intervenimit);

5. Disa orë pas intervenimit pacienti lëshohet në shtëpi, për dallim nga metoda e operimit që duhej të qëndronin në spital për 7 ditë.;

6. Pacienti pas 2-3 ditëve kthehet në jetën shoqërore.