Gjendet i vdekur një person në Vlorë, familja dyshon për vrasje
Pronari i një agjencie biletarie pranë portit të Vlorës është gjetur i pajetë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Kapelja” dhe se viktima është Nadir Gjata.
Ende nuk dihen arsyet e vdekjes së personit në fjalë, por ajo çka thuhet nga familjarët është se personi është grabitur dhe më pas është vrarë.
“Ka goditje pas kokës dhe nuk gjendet çanta që mbante me vete” mësohet se kanë deklaruar familjarët, sipas dëshmive të bëra publike në media.
Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së zonës ky dyshohet se ka ndodhur aksidenti për të zbardhur ngjarjen dhe pretendimet e familjes së të ndjerit.

