Cili është kuptimi i tatuazhit të Ibrahimovic?

Zlatan Ibrahimovic është fotografuar gjatë pushimeve në Saint Tropez dhe një nga tatuazhet e tij tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve.

Futbollisti legjendar është fotografuar së fundmi në plazh dhe vëmendjen e fotografëve e ka tërhequr veçanërisht një nga tatuazhet e tij, pra përmbajtja e cila shkruan: “Vetëm Zoti mund të më gjykojë”.

“Kam pasur 15 tatuazhe në trupin tim. Ishin tatuazhe të përkohshme dhe ishin emrat e njerëzve që janë të uritur dhe nuk kanë asgjë për të ngrënë. I hoqa të gjitha, por këta njerëz janë ende atje, janë ende të uritur. Kudo që shfaqem, njerëzit më njohin dhe brohorasin për mua”, kishte thënë ai në një rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *