Nxënësit e Veleshtës fitojnë vendet e para në garat për Matematikë, një sukses i arsimtares Nora Zhuta-Sela
Sot në garat komunale të organizuara për lëndën e Matematikes, nxënësit e kl. IV-1 të shkollës së Veleshtës me mentoren e palodhshme Nora Zhuta- Sela shkëlqyen me rezultatet e tyre dhe vazhdojnë edhe në garat rajonale!
Puna e palodhshme e mentores arriti që të fitojnë 4 vende të para dhe një vend të dytë, edhe atë:Jon Kondri, Ajan Zhuta, Anes Ferati, Andi Kaba dhe Andi Hani!
Fëmijëve ju urojmë suksese edhe më tutje, kurse mentoren e falenderojmë për punën e saj të palodhshme nga e cila nxënësit e saj korrin suksese.


