Haradinaj: Amerika aleat i fuqishëm në stabilitetin e Kosovës

Sot, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takim me z.Escobar dhe ambasadorin Hovenier, konkretisht rreth situatës aktuale në Veri të Kosovës. Ja postimi i tij i plotë në Facebook:

Të dashur qytetarë,

Sapo përfundova takimin me z. Escobar dhe ambasadorin Hovenier. Mund t’ju them se janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, posaçërisht në Veri, me kërkesën eksplicite që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit.

Besoj se ky angazhim serioz 🇺🇸 do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi.
Në emër të AAK-së, shpreha falënderimin për ndihmën jetike që po jep 🇺🇸!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *