Lojtari i Monzës goditet me thikë në Milano

Lojtari i huazuar i Arsenalit nga Monza, Pablo Mari, ishte viktimë e një sulmi në një qendër tregtare në Milano.

Mbrojtësi është një nga gjashtë viktimat e një goditjeje me thikë nga një person me probleme mendore. Njëri prej të plagosurve ka humbur jetën, ndërsa të tjerët besohet se janë në gjendje të rëndë, mes tyre edhe Mari. Monza ka dërguar një mesazh nga drejtori sportiv Adriano Galliani për gjendjen e futbollistit përmes rrjeteve sociale.

“Pablo Mari nuk është në rrezik, pasi lëndimet nuk janë të asaj natyre. Shpresojmë ta shohim së shpejti mirë”, ka thënë Galiani./gol.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *