Dega e Studeniçanit i dërgon ultimatum tjetër Kryetarit Ahmeti!
Në prag të takimit të nesërm të thirur nga Ali Ahmeti në Reçicë, respektivisht Këshillit të Përgjithshëm të Partisë, Dega e BDI-së në Studeniçan në emër të aktivistëve dhe votuesve besnik i dërgon tjetër ultimatum Kryetarit të partisë në të cilin thuhet se të mos djegim të gjithë mundin dhe sakrificën e BDI-së për një individ si Artan Grubi.
Pritet të shohim se si do të rrjedhin ngjarjet dhe çfarë vendimesh do të merren ditën e nesërme.



