Emrat e propozuar nga Ali Ahmeti të papranueshme nga “Grupi i Zjarrit”. A është kjo arsyeja e bojkotimit të takimit?

Burime nga ky grup bëjnë të ditur se arsyeja e bojkotimit të takimit është pakënaqësia që ata kanë nga takimet paraprake dhe mënyra e propozuar nga Ahmeti për emrat që do të përbëjnë ekipin e nënkryetarëve të partisë, shkruan Alsat.

Emrat e propozuar nga Ali Ahmeti

Faton Ahmeti, Sekretar i përgjithshëm
Valdet Xhaferi, Sekretar organizativ
Izet Mexhiti, Nënkryetar
Arta Bilalli, Nënkryetare
Arbër Ademi, Nënkryetar
Bujar Osmani, Zëdhënës

Grupi nuk pajtohet me ekipin pasi sipas tyre, emrat e propozuar me përjashtim të Izet Mexhitit llogariten klikë e zëvendëskryeministrit, Artan Grubi ndërsa vendimmarrja do të jetë peng i kreut të partisë Ahmeti dhe zëvendëskryeministrit Grubi. Duke u nisur nga kjo përbërje, Mexhiti mësohet të ketë shqyrtuar opsionin e tërheqjes së tij.

Këto arsye kanë bërë që në takimin e sotëm grupi i zjarrit të mos merr pjesë, pasi sipas qëndrimeve të tyre në takimet konsultative nuk bisedohet dhe nuk vendoset për të ardhmen e partisë, ndonëse u pranua kërkesa e tyre për thirrjen dhe themelimin e organeve të partisë./alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *