Irani kërcënon me “mësim historik”, viktimë në Emiratet dhe sulme ndaj bazave amerikane
Tensionet në Lindjen e Mesme po rriten ndjeshëm, ndërsa Irani ka paralajmëruar kundërpërgjigje të ashpër pas sulmeve të fundit ndaj qyteteve të tij. Zëdhënësi i Forcave të Armatosura iraniane, gjenerali Abolfazl Shekarchi, deklaroi se çdo bazë në rajon që ndihmon Izraeli do të konsiderohet objektiv legjitim, duke theksuar se nuk do të ketë hezitim në veprime.
Ndërkohë, në Emiratet e Bashkuara Arabe është raportuar një viktimë pasi mbetjet e raketave të interceptuara ranë në një zonë banimi në Abu Dhabi. Autoritetet njoftuan se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan disa raketa balistike të lëshuara nga Irani, ndërsa incidenti u cilësua si përshkallëzim i rrezikshëm.
Raportohet gjithashtu për një sulm ndaj një baze të Marinës amerikane në Bahreini, ku sipas burimeve mediatike, një raketë ka goditur objektivin. Një zyrtar amerikan konfirmoi se baza ishte në shënjestër të sulmit iranian.
Zhvillimet vijnë në kuadër të përplasjes së hapur mes Iranit, Shtetet e Bashkuara dhe Izraelit, ndërsa disa shtete të Gjirit kanë aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore. Situata mbetet shumë e tensionuar, me rrezik për përshkallëzim të mëtejshëm në rajon.

